Humbi me Gironan, Deportivo shkarkon trajnerin Pepe Mel
Humbja në “Riazor” me Gironan debutuese i ka dhënë fund aventurës së trajnerit Pepe Mel, në stolin e Deportivo La Coruna-s. Drejtuesit e klubit galician me një komunikatë në faqen zyrtare kanë bërë të ditur shkarkimin nga detyra të trajnerit Pepe Mel, për shkak të rezultateve të dobëta pasi La Coruna në 9 javët e para të La Ligas ka grumbulluar vetëm 8 pikë dhe pozicionohet në vendin e 16-të në renditje. Me largimin e Mel, Deportivo do të drejtohet deri në fund të sezonit nga trajneri i skuadrës së të rinjëve, Cristobal Parralo.



