Kategoria Superiore

Humbi me Skënderbeun, Gjici konfirmon Milinkovicin në krye të Kukësit

Mladen Milinkovic ka marrë një votëbesim të ri nga ana e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, pavarësisht humbjes me Skënderbeun këtë të shtunë. Gjatë kësaj të diele, që në orët e para të mëngjesit, në klubin e kukësit stafi teknik dhe presidenti kanë bërë një analizë për humbjen e pësuar në Korçë, e cila ka zgjatur rreth 3 orë dhe në përfundim të së cilës, 49-vjeçari serb ka marrë sërish besimin e Gjicit për të vazhduar detyrën e tij në krye të skuadrës. Gjithsesi, gjatë orëve të para të ditës kishte zëra se Milinkovic mund të largohej nga drejtimi i verilindorëve, aq sa u përfolën dhe disa emra të mundshëm si zëvendësues të tij, si Ivan Gvozdenovic, aktualisht asistent i tij në krye te Kukësi, apo Julian Ahmataj dhe Elvis Plori, megjithatë nuk pati asnjë ndryshim në stol, pasi presidenti kërkoi të vazhdojë projektin e nisur në fillim të sezonit me Milinkovicin. Rezultatet aktuale kanë bërë që Milinkovic të përflitet disa herë për një largim të mundshëm të tij nga verilindorët, sidomos pas humbjes 1-2 me Partizanin në shtëpi, por dhe në atë rast Gjici konfirmoi trajnerin, që në 13 javë kampionat ka arritur 6 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje në krye të kampionëve të Shqipërisë, duke u pozicionuar për momentin në vendin e 3-të në kampionat pas Skënderbeut dhe Kamzës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency