Serie A

Humbi me Veronën, Milani anulon festën e Krishtlindjes

Milani ndryshon programin pas humbjes turpëruese ndaj Veronës. Skuadra kuqezi do të qëndrojë e grumbulluar për ndeshjen e radhës me Atalantën, që do të zhvillohet në “San Siro”. Për rrjedhojë, është anuluar mbrëmja festive e Krishtlindjes, e programuar fillimisht për këtë të martë, ku do të merrnin pjesë të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafit bashkë me familjet e tyre. Vendimi është marrë nga Mirabelli dhe Fassone, ndoshta edhe si formë ndëshkimi për rezultatet e dobëta të javëve të fundit. Ekipi do të qëndrojë në Milanello deri në përfundim të sfidës së fundit të vitit me bergamaskët, për javën e 18-të të Serisë A. Ky ndryshim programi konfirmon klimën aspak positive që mbizotëron në kampin kuqezi, pas humbjes në transfertën veroneze.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency