Futboll

Humbi penalltinë që i kushtoi eliminimin, kapiteni i Sierra Leones sulmohet nga tifozët

Umaru Bangura, kapiten i Sierra Leones, gaboi një 11-metërsh në takimin me Liberinë, çka i kushtoi skuadrës së tij eliminimin në kualifikueset për Botërorin 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Dështimin e tij përballë portierit nga pika e bardhë nuk është pritur mirë nga tifozët e Sierra Leones, të cilët e kanë shfryrë dufin duke sulmuar banesës e tij me gurë dhe objekte të tjera të forta, duke e dëmtuar seriozisht.

“Ishte një nga ditët më të vështira të jetës sime,” – deklaroi Bangura për BBC. – “Nuk mund të dal nga shtëpia. Nuk e prisja gjithë këtë armiqësi ndaj meje.”

Në fakt, historia e futboll njeh raste edhe më të dhimbshme të dhunës së tifozëve ndaj futbollistëve për shkak të një gabimi në eventet e rëndësishme. Kujtojë që ish-mbrojtësi i Kolumbisë, Andres Escobar, humbi jetën pasi shënoi autogol në Kupën e Botës “USA ‘94”, që i kushtoi eliminimin skuadrës së tij.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency