Formula 1

Humbi premierën e sezonit, Vettel në dyshim edhe për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Sebastian Vettel e pati të pamundur të ishte prezent në garën hapëse të Formula 1 për vitin 2022 pasi testet mjekësore konfirmuan prezencën e virusit COVID. Në këtë formë, makinën Aston Martin të gjermanit e pilotoi bashkëkombasi i tij, Nico Hulkenberg, i cili e mbylli në vendin e 17-të në pistën e Bahreinit.

Sakaq, këtë fundjavë, radhën e ka Çmimi i Madh i Arabisë Saudite ku sërish prezenca e katër herë kampionit të Botës është në dyshim. Vettel ende rezulton i infektuar nga COVID dhe skuderia Aston Martin ka bërë të ditur se do të japë një përgjigje përfundimtare rreth pilotit të saj vetëm në mëngjesin e së premtes duke shpresuar se statusi i 34-vjeçarit do të ndryshojë.

Në të kundërt, edhe në Arabi, një prej makinave të Aston Martin do të përfaqësohet nga Hulkenberg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency