Humbi vendin e titullarit te Milani, Rodriguez mendon rikthimin në Gjermani
Prej kohësh i kritikuar dhe tashmë jo më titullar te Milani, Ricardo Rodriguez pritet të rikthehet në Gjermani. Për mbrojtësin zviceran drejtuesit kuqezinj nuk do të refuzonin oferta të rëndësishme dhe një të tillë do ta bëjë Dortmundi që po kërkon përforcime për krahët e mbrojtjes. Rodriguez ka kontratë deri në vitin 2021 me Milanin dhe me një ofertë prej 15 deri në 17 milionë euro palët do të arrinin marrëveshjen që do të kënaqte të dyja klubet. Për mbrojtësin 27-vjeçar do të ishte një rikthim në Bundesliga aty ku ka shkëlqyer më parë me Wolsfsburg ndërsa te Milani nuk arriti asnjëherë të shfaqej deçiziv në këto 3 sezone.



