Kosovë

Humbja ndaj Greqisë, Giresse: Na penalizuan kartonët, duam vendin e parë në grup

Pas humbjes me rezultatin 0-1 ndaj Greqisë, trajneri i Kosovës, Alain Giresse theksoi se ndikim të madh patën edhe kartonët.

Duke folur për “Super Sport” pas përfundimit të ndeshjes tekniku shtoi se në ndeshjen e radhës do bëhet maksimumi me lojtarët që janë në dispozicion, ndërsa theksoi se nuk heqin dorë nga vendi i parë në grup.

Çfarë nuk shkoi sipas planit?Nuk dolëm ashtu siç donim, patëm disa raste por i humbëm, në fund të lojës mbetëm me dy lojtarë më pak. Ndodhi e kundërta e asaj që prisnim.”

Ndryshimet në skuadër: “Lojtarët kanë qenë edhe pak të nervozuar, sa i përket përzgjedhjes së ekipit nga herë e kaluar ka pasur vetëm dy ndryshime, u munduam që të freskonim skuadrën, por nuk morëm rezultat,. Pastaj dalja me të kuq e dy lojtarëve na detyruan të bënim disa ndryshime.

Ndeshja e radhës: “Nuk është gjë e mirë që të humbasësh dy lojtarë. Do tentojmë që të përshtatemi sa më mirë me lojtarët që kemi në dispozicion.”

Vendi i parë në grup, pas kësaj disfate: “Është vetëm fillimi, janë vetëm dy ndeshjet e para, nuk e kuptoj pse nuk duhet të jemi pretendentë për vendin e parë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency