Kombëtare

Humbja ndaj Spanjës/ Kumbulla: U përballëm me pretendentët për Kupën e Botës, bëmë një hap të madh

Pas humbjes me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore të ndaj Spanjës, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është shprehur se ekipi “kuqezi” bëri një hap të rëndësishëm për rritjen.

Krahas një fotoje të postuar në “Instagram”, lojtari i Romës thekson se nga ndeshje si ajo e mbrëmjes së shtunë mësojnë shumë.

Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje.”-shkruan Kumbulla.

Ky reagim i mbrojtësit ka ardhur ditën e sotme, ndërsa Kombëtarja ndodhet ende në Spanjë, ku po vazhdon stërvitjet për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që do luhet të martën në orën 18:00 në “Air Albania”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency