Champions League

Humbja turpëruese e Olympiacos, presidenti Marinakis gjen fajtorin

Për të dytin sezon radhazi, Olympiacos nuk ia del të shkojë në grupet e Ligës së Kampionëve, teksa mbrëmjen e djeshme grekët pësuan një humbje turpëruese ndaj izraelitëve të Maccabi Haifa-së me shifrat 0-4.

Disfata e rëndë ka nervozuar jo pak bosin e klubit nga Pireu, Evangelos Marinakis, që duket se ka gjetur edhe fajtorin. Sipas mediave greke, për disfatën e rëndë do të paguajë trajneri portugez Pedro Martins, i cili pritet të shkarkohet.

Pedro Martins mori drejtimin e Olympiacos në 2018-ën dhe që atëherë i ka dhënë tre tituj kampionë skuadrës nga Pireu, por ecuria zhgënjyese në Europë, ka sjellë edhe vendimin Marinakis.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency