“Humbje e pamerituar ndaj Romës”, Inzaghi: Asllani burim i ri i Interit!
Trajneri i Inter, Simone Inzaghi nuk ndalet së foluri për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin.
Në prag të ndeshjes së Champions League përballë Barcelonës, tekniku ka dhënë intervistë për “Inter TV”.
I pyetur nëse mund të jetë Asllani burim i ri për ta, Inzaghi u shpreh: “Absolutisht po! Asllani tashmë ka një vit në Serie A dhe ka bërë mirë me Romën, ndonëse ndeshja në fund nuk u fitua, patjetër që ai është një burim për ne.”-tha trajneri i “zikaltërve”.



