Hyka rilind në Izrael, tjetër gol në suksesin e Maccabi Netanyas
Jahmir Hyka duket se ka rilindur në kampionatin izraelit, ku u transferua para pak kohësh ,teksa mbrëmjen e sotme ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e Maccabi Netanyas, ku militon.
Mesfushori kryeqytetas shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, që fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Hapoel Haderas, ndërsa para Hykës kishte shënuar shqiptari tjetër Fatos Beqiraj.
Ky është goli i tretë i Hykës në kampionatin izraelit, ku është shndërruar në një titullar i formacionit të Maccabi Netanyas, skuadër që momentalisht renditet në vendin e dytë.



