Hyka shënon golin e tretë sezonal, por San Jose Earthquakes humbet
Jahmir Hyka gjeti golin e tretë sezonal me San Jose Earthquakes, në humbjen 2-3 ndaj Vancouver Whitecaps në “Avaya Stadium”. 30-vjeçari shqiptar kontrolli me gjoks topin në hyrje të zonës dhe me një goditje me gjysmëkthesë nxori jashtë loje tre lojtarë kundërshtarë, që tentuan t’i bënin “digën”, për të mos lejuar topin që t’i drejtohej portës.
Goli i shqiptarit u shënua që në minutën e shtatë, ndërsa në të 18-ën Erikson i çoi shifra në 2-0.
Skuadra e Hykajt çuditërisht “u fik” në në pjesën e dytë, duke pësuar 3 gola, pa mundur që të merrte qoftë një pikë.
San Jose Earthquakes, pas 25 ndeshjes në MLS ka grumbulluar vetëm 17 pikë e për rrjedhojë renditet në vendin e fundit në Konferencën e Perëndimit.



