Hyrja falas në gjysmën e stadiumit, Kukësi thirrje tifozëve
Kukësi kërkon ndihmën e tifozëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me Skënderbeun, që do të zhvillohet në orën 16:00 të kësaj të mërkurë në Kamzë.
Klubi verilindor ka njoftuar se tribuna më e madhe e impiantit të Kamzës, përballë tribunës kryesore, është pa pagesë. Një vendin ky i presidentit Gjici për të maksimalizuar mbështetjen e publikut në një sfidë mjaft delikate, që mund të vendosë shumë për çështjen e kualifikimit.
Sa i përket tribunës qendrore, çmimi e biletave në këtë sektor, ku mund të akomodohen vetëm një numër i kufizuar tifozësh, është 1000 lekë, ndërsa në tribunat A dhe B, 500 lekë.
Biletat tifozët e Kamzës mund t’i gjejnë pranë stadiumit “Kamëz” ditën e ndeshjes.




