Hysaj: Fitore e pastër, jemi rritur shumë
Intervista e mbrojtësit Elseid Hysaj, pas triumfit në Hungari.
“Është një nga fitore me të pastra, meritonim të merrim trepikëshin. Kishim dominimin e fushës. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Po stërvitemi çdo ditë për të shkuar sa më larg dhe për të rregulluar disa gjëra. Jemi rritur dhe me ndihmën e trajnerit, shpresoj të përmirësohemi më shumë”, tha shkodrani



