Legjionarët

Hysaj vlerëson kolegët e rinj: Janë përshtatur shumë mirë

Elseid Hysaj përgatitet për sezonin e dytë me fanellën e Lazios, teksa pas miqësores me Triestinën, ka folur për kanalin e klubit, ku është shprehur mjaft optimist.

Mbrojtësi kuqezi ka vlerësuar maksimalisht të rinjtë e ardhur në merkato, duke theksuar se tani të gjithë e dinë çfarë kërkon Sarri dhe janë gati të bëjnë më të mirën.

“Bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse me kalimin e minutave po ndjehej lodhja. Jemi në një fazë të rëndësishme të përgatitjeve dhe shpresoj të arrijmë formën më të mirë deri në startin e kampionatit. Kanë ardhur shumë futbollistë të rinj e cilësorë, që kanë kuptuar shpejt çfarë kërkon Sarri, ndaj jam i bindur që këtë sezon do të bëjmë shumë më mirë”, u shpreh Hysaj.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency