Hysaj, mbrojtës “Jolly”, Sarri e projekton në të majtë ndaj Chievos
Elseid Hysaj nxjerr nga telashet Maurizio Sarrin në prag të transfertës me Chievon në Verona. Trajneri italian ka vendosur që mbrojtësi shqiptar të aktivizohet në krahun e majtë, për të zëvendësuar të dëmtuarin Ghoulam, i cili do të mund të rikthehet vetëm pas gjashtë muajsh. Sarri, edhe pse ka në organikë Mario Ruin, që është në rolin e tij si mbrojtës i majtë, i beson më shumë eksperiencës së Hysajt, ndërsa nga e djathta do të luajë Maggio. Hysaj mbetet një siguri në prapavijën napolitane dhe askush nuk e vë në diskutim faktin që ai luan gjithmonë titullar. Zhvendosja nga e djathta në të majtë tregon se sa shumë cilësi ka mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.



