Futboll

Hysaj në stol, por feston 100 prezenca me Napolin (Foto)

Elseid Hysaj është lënë pushim nga trajneri Sarri, në takimin e sotëm ndaj Sassuolos, por për mbrojtësin shkodran ka pasur një surprizë. Hysaj është përgëzuar nëpërmjet një ceremonie në fillim të takimit, për 100 prezencat e tij me fanelën e Napolit.

Para fillimit të ndeshjes, kapiteni Hamsik i dhuroi shkodranit një bluzë ku shkruhej të Hysajt me numrin 100 mbi shpinë, ndërsa ‘San Paolo’ duartrokiti gjatë për mbrojtësin anësor. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti ndeshjen e tij te 100-ë, pikërisht ndaj Interit, të shtunën e kaluar, por vetëm sot u bë e mundur ceremonia.

👏👏👏 #ForzaNapoliSempre 💪 @officialsscnapoli 💙

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli) on

Hysaj u transferua te Napoli në verën e vitit 2015, i kërkuar me ngulm nga trajneri Sarri, i cili e kishte stërvitur shkodranin edhe te Empoli. Që prej asaj kohe, mbrojtësi u bë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Napolit, duke ulur në stol ish kapitenin, Cristian Maggio.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency