Katar 2022

Hysaj: San Marino si Andorra, por Shqipëria po rritet

Elseid Hysaj e krahasoi San Marinon me Andorrën, për të treguar se sa e vështirë ishte t’i shënojë gol një skuadre që luante me shumë forca në mbrojtje.

“Ata ishin një skuadër si Andorra, u mbyllën shumë në mbrojtje. Ishte e vështirë të gjeje hapësira në sulm. Në pjesën e dytë u lodhën, ne ishim më mirë fizikisht. Ndikuan edhe ndërrimet që bëri trajneri me futjen e Roshit dhe Uzunit. Raste kemi pasur shumë, edhe goditje këndi. Ishte e vështirë që të kombinonim me njëri-tjetrin. Por këto ndeshje kështu janë, edhe me Hungarinë, nuk pësuan gol për 70 minuta.”

Shqipëria, në rritje: “Kemi 6 pikë, jemi në lojë dhe besoj që jemi duke u rritur. Duhet të stërvitemi më shumë me njëri-tjetrin. Kjo skuadër ka shumë vlera.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency