Itali

“Ata fitojnë me gol në pozicion jashtë loje”, Lazio u përgjigjet akuzave të Mourinhos

Pas akuzave nga ana e trajnerit të Romës, Jose Mourinhos, se Lazio fiton “me gola në pozicion jashtë loje”, ka ardhur edhe reagimi i parë nga klubi i “shqiponjave”.

“Fakti që në 2022-shin trajneri i një skuadre tjetër, gjatë konferencës për shtyp, vazhdimisht supozon se arbitrat favorizojnë kundërshtarët e tij, dhe në të njëjtën kohë disa gazetarë e mbështesin këtë deklaratë, duke harruar profesionalizmin dhe paanshmërinë demostrojnë disa gjëra: se Lazio është i përqendruar te vetja”-thuhet në reagimin e “bardhebluve” duke nënkuptuar se në ndryshim nga Roma nuk merret me skuadrat e tjera për të larguar vëmendjen nga humbjet.

Ndërsa më tej shton: “Pavarësisht nevojës për ta zhvilluar futbollin në Itali, situata ka ngecur të akuzat ndaj arbitrave dhe VAR-it dhe këto qëndrime ofenduese ndaj tyre dhe mungesa e objektivitetit te gazetarët shpesh anashkalohen.”

Në deklaratën, me të cilën Lazio i është përgjigjur Mourinhos, ka theksuar se nuk i pranon kurrsesi akuzat dhe kritikat e teknikut të “verdhekuqve”.

“Shoqëria Sportive e Lazios hedh poshtë kritikat dhe vazhdon të besojë se vlerat demostrohen në fushë dhe jo në televizion. Lazio nuk do të jetë kurrë alibi apo koka e turkut i dikujt. Linja e kompanisë vazhdon të jetë ajo e mosdiskutimit të vendimeve të marra në fushë, edhe kur bëhet fjalë për episode të dukshme të ndodhura ndaj skuadrës sonë, si faulli i Tonalit ndaj Acerbit në Lazio-Milan apo edhe të tjera raste. Episode vendimtare për të cilat ne kemi zgjedhur heshtjen për respekt për arbitrat në fushë dhe VAR, respekt që të tjerët nuk e kanë treguar dhe vazhdojnë të mos e demostrojnë.”-thuhet në reagimi zyrtare të Lazios.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency