Futboll

I biri i Bonuccit nuk e “tradhton” skuadrën e zemrës

Leonardo Bonucci “tradhtoi” për një sezon Juventusin, por u pendua menjëherë dhe u rikthye në Torino këtë verë, pas një aventure jo fort pozitive me ngjyrat e Milanit, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Por ndryshe nga mbrojtësi italian, i biri i tij Lorenzo vijon t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij të zemrës dhe nuk ka ndërmend të ndikohet aspak nga i ati dhe të ndryshojë preferenca.

6-vjeçari ka zgjedhur skuadrën tjetër të qytetit, “Granatat” e Torinos për të bërë tifo, ndërsa sot ka nisur edhe rrugën e futbollit, duke filluar stërvitjen me moshat e kësaj skuadre.

Lorenzo Bonucci është një fans i Andrea Belottit dhe sot në seancën e parë stërvitore ka shënuar edhe një gol me penallti, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga i ati, Leo, i cili vijon të qëndrojë në kampin bardhezi të Torinos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency