Kategoria Superiore

“I erdhi thirrja për ushtar”, Partizani zyrtarizon mesfushorin grintioz

Bruno Telushi rikthehet te Partizanit. Mesfushori vlonjat, kampion me të kuqtë në vitin 2019, u zyrtarizua si futbollist i të kuqve, teksa u ishte bashkuar në stërvitje kryeqytetasve që të hënën.

“Ushtar Telushi”, në fakt, është një bast për Partizanin, pasi vjen pas një periudhë të gjatë në infermieri për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi dhjetorin e kaluar. Mesfushori ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit në gju, pasi këputi ligamentin, po tashmë ndihet gati për t’u kthyer edhe më i fortë se më parë.

Gjatë sezonit të kaluar me Egnatian u aktivizua në 11 ndeshje të Superiores, e fundit më 12 dhjetor, në humbjen 1-0 ndaj Kastriotit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency