Serie A

I dhuroi Milanit titullin, portieri i Interit i rikthehet gafës fatale: Çfarë ka rëndësi në ato raste

Ionut Radu është gjithnjë e më larg Interit, sidomos pas zbarkimit të kamerunasit Andre Onana te nënkampionët e Italisë. Portieri rumun do të vijojë karrierën te Cremonese, klub i rikthyer në Serie A pas një mungese të gjatë.

25-vjeçari do të jetë titullar tek ekipi i ri, ai shpreson të zhvillojë një sezon si protagonist për të dhënë kontributin e tij në objektivin mbijetesë dhe për të harruar episodin e hidhur në humbjen ndaj Bolognas, që i kushtoi titullin kampion Interit.

“Gardiani” luajti vetëm një ndeshje në kampionat sezonin e fundit me ekipin e Simone Inzaghit, e mjaftueshme për të kryer një gafë, për t’i dhuruar Bolognës fitoren 2-1 dhe Milanit kryesimin e kampionatit.

 

Gjithmonë e kam thënë që të gjithë mund të gabojnë, askush nuk është perfekt. Ne punojmë për të bërë më mirë në ndeshjet e radhës, pastaj ndonjëherë ndodh diçka.

Ajo që kam thënë gjithmonë është që e rëndësishme është si t’i lësh pas krahëve gabimet, reagimi që bën është ajo që vlen”, deklaroi për Sportmediaset Ionut Radu rreth episodit të 27 prillit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency