Kategoria Superiore

I dhuroi një pikë Dinamos, Simoni: Në fushë nuk kam emocione, ja kujt dua t’i ngjasoj

Dinamo e mbylli vitin kalendarik me një barazim 0-0 ndaj Skënderbeut, teksa blutë në fund edhe mund ta humbnin ndeshjen. Mirëpo, në katedër u ngjit portieri i talentuar Simon Simoni, i cili ndali në ekstrem sulmuesin Mensah. Në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, gardiani 17-vjeçar theksoi se në fushë nuk ka emocione ndërsa edhe pse ëndërron të luajë me Real Madrid, shpreson t’i ngjasojë portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak.

Ndjesia kur u shfaqe përballë me Mensah? “Po mundohem të jap maksimumin sa herë trajneri më jep besim. Shpresoj të më eci mbarë. Mendova të bëj më të mirën time edhe pse ishte një rast shumë i rrezikshëm”.

Kush të komplimentoi i pari? “Të gjithë më komplimentuan, trajneri Shkëmbi, por edhe kapiteni Ibraimi. Edhe pse kam një moshë të vogël, kur luaj nuk kam presion, por mundohem të argëtohem dhe të jap maksimumin tim”.

Idhulli- “Portieri i Atleticos, Jan Oblak është një nga ata që mundohem ta kopjoj dhe t’i ngjasoj. Jam tifoz i Real Madrid dhe shpresoj që duke punuar fort një ditë të jem atje”, u shpreh Simoni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency