La Liga

I hakerojnë llogarinë, sulmuesi i Barcelonës sqaron fansat

Ousmane Dembélé është ende me pushime në pritje për të vendosur të ardhmen e tij. Sulmuesi francez nuk i është përgjigjur ofertës së Barcelonës për rinovimin, megjithatë e theu heshtjen të enjten për të denoncuar se disa “hacker” i vodhën llogarinë në Twitter.

Në profilin e Dembélésë u shfaq një postim që njoftonte se ai kishte filluar të investonte në kriptovaluta dhe do të shiste 50 bluza të nënshkruara me 500 dollarë secila për ata që e paguanin përmes një asistenti personal misterioz. Pasi pa publikimin, Dembélé reagoi me një mesazh për të sqaruar ndjekësit e tij se kishte qenë viktimë e një “hacker”-i.

“Llogaria ime në Twitter është hakuar. Ky mesazh dhe kjo fushatë janë false. Ju lutemi raportoni tweet-in dhe injoroni çdo mesazh të këtij lloji dhe lidhjet ose përdoruesit që shfaqen në të. Faleminderit!” postoi Dembélé në Instagram për të denoncuar sulmin.

Kanë mbetur 14 ditë në kontratën me Barçën, por Dembélé nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje. Në klub janë të bindur se ai do të kërkojë një sfidë të re larg stadiumit “Camp Nou”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency