“I hapur për gjithçka”, Lewandowski preferon një aventurë larg Bundesligës
Robert Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Bayern Munich por nuk ka dhënë sinjale rinovimi, përkundrazi polaku duket i joshur nga ideja për të provuar një eksperiencë të re në karrierë pas 12 viteve në Gjermani, nga të cilat 8 i ka kaluluar me fanellën e bavarezëve.
Kështu, 33-vjeçari pas ndeshjes me Eintracht Frankfurt ka theksuar edhe njëherë se ai është hapur të dëgjojë oferta, ndërsa prej kohësh Real Madrid mendon për bomberin e Bayern në rast se dështon të sigurojë shërbimet e Haaland.
“Unë jam i hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat që mund të më mbërrijnë. Por, tani jam shumë i qetë pasi për mua është e rëndësishme të përqëndrohem te fusha. Do të mendoj për perfomancat në lojë derisa në ndeshjen e fundit të sezonit. Për momentin çështjet e kontratës janë dytësore për mua dhe nuk mendoj për të”, u shpreh Lewandowski.



