I hoqën fitoren nga duart, ja reagimi mitik i trajnerit të Cardiff ndaj gjyqtarëve!(Video)
Cardiff City skuadra që pozicionohet në vendin e 18-të dhe që është në luftë të ethshme për të siguruar qëndrimin në Premier League, të dielës i shkoi shumë afër fitores në sfidën ndaj Chelsea-t , por një gabim trashanik i arbitrit anësor i dha londinezëve mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 84-të, ndërsa pak minuta më vonë u shënua goli që “vulosi” përmbysjen e londinezëve.Trajneri i skuadrës uellsiane, Neil Warnock, kreu një reagim epik në përfundim të ndeshjes, duka shkuar pranë trupës së arbitrave dhe duke u ngulur sytë përreth një minutë.
https://twitter.com/SoccerAM/status/1112670946710548480
Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes, trajneri 70-vjeçar tha: “E kam shumë të vështirë të përtyp këtë humbje. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. E papranueshme kjo që na bënë gjyqtarët, përse nuk përdoret sistemi VAR. Kemi punuar tre javë dhe gjithçka shkoi dëm për shkak të vendimeve të gjyqtarëve. Është pozicioni jashtë loje më i qartë që kam parë ndonjëherë”.
“Në këtë lloj niveli nuk mund të bëhen gabime të tilla. Kam mbetur pa fjalë, lojtarëve të mi u duket sikur dikush u ka gjuajtur me grusht fytyrës. Është diçka kriminale, unë dhe skuadra ime nuk e meritojmë këtë”.



