Angli

I jep lamtumirën Manchester United? Pogba: Nuk e di rolin tim aty

Paul Pogba dhe Manchester United duket se janë drejt ndarjes së rrugëve. Francezi ka folur së fundmi në lidhje me pozitat e tij te “Djajtë e Kuq”në një intervistë që ka dhënë për “Le Figaro”.

Mesfushori është shprehur se nuk po e di më se çfarë roli ka ai te kjo skuadër, duke lënë të kuptohej se këto ishin fjalët e lamtumirës.

“Unë luaj në kombëtare dhe e di rolin tim. Ndjej besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës, ndërsa te Manchesteri është shumë ndryshe. Atje nuk mund të jap maksimumin tim sepse është e vështirë kur ndryshon shpesh pozicion, kur ndryshon sistemi i lojës apo partneri. Ne shkojmë mirë me trajnerin, por a kam vërtetë unë një rol te Manchester United? E bëj këtë pyetje dhe nuk kam një përgjigje. Duhet të jem I sinqertë pesë sezonet e fundit nuk më kënaqin. Këtë vit nuk do të fitojmë ende asgjë. Qoftë me Manchesterin apo një klub tjetër unë dua të fitoj trofe.”-tha Pogba.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency