Merkato

I ka mbetur Barçës në derë, brazilianin e pëlqen Arsenali, por vendos kushte

Largimi i Philippe Coutinhos në këtë merkato të janarit është i mundur, edhe pse nuk do të jetë i lehtë. Problemi kryesor që Barça po has për shitjen e brazilianit është paga e tij e lartë, e cila e bën të pamundur që shumë klube të bëjnë oferta për lojtarin. Ideja si e sulmuesit ashtu edhe e klubit të Barçës ka qenë hartimi i një strategjie për ta çuar atë në Premier League dhe duket se Arsenali është gati ta marrë brazilianin, por me kushtet e tij.

Coutinho nuk është gati të kthehet në vendin e tij ose të fillojë ndonjë aventurë ekzotike. Ideja e tij ka qenë gjithmonë kthimi në Premier League ose Itali, ku tashmë ka luajtur për Interin.

Arsenali është një nga skuadrat me njëfarë interesi, duke pasur parasysh raportin e mirë që ekziston me ambientin e futbollistit. Sigurisht, klubi londinez mendon vetëm për një transferim pa detyrim blerjeje dhe ulje të pagës së futbollistit, që mund të vinte nga vetë lojtari ose me ndihmën e Barçës (nëse pranon t’ia paguajë një pjesë të pagës).

Newcastle mund të ishte klubi me fuqinë financiare për të përballuar pagën e lojtarit, por Coutinho duket se nuk e tërheq projekti i “Magpies”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency