La Liga

I la në tribunë ndaj Rayo-s, Xavi mesazh të qartë për tre futbollistët e Barcelonës

Barcelona e nisi kampionatin “me frena dore”, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Rayo Vallecanos në “Camp Nou”, pavarësisht merkatos vërtetë spektakolare.

Ndaj Rayo-s e nisën si titullarë tre nga pesë të ardhurit rishtazi, megjithatë Xavi përdori sfidën hapëse për t’u dërguar një mesazh edhe tre futbollistëve që nuk janë më në planet e tij.

Bëhet fjalë për Sergino Dest, Martin Braithwaite dhe Samuel Umtiti, të cilët nuk u grumbulluan për ndeshjen e sotme, si për t’u bërë me dije se nëse nuk largohen, do të kalojnë gjithë sezonin në tribunë.

Vetë Xavi la të kuptohet diçka të tillë, pasi deklaroi se jo të gjithë janë në planet e tij, ndërsa Barcelona mezi pret që të largojë emrat e sipër-përmendur, pasi nuk ka arritur të federojë ende mbrojtësin Jules Kounde.

“Kemi skuadër të kompletuar, me dy lojtarë apo edhe më shumë për rol, ndaj unë jam i detyruar të bëj disa zgjedhje, ashtu si edhe klubi, që nuk mund të përballojë një organikë kaq të fryrë”, u shpreh Xavi.

Mediat spanjolle raportojnë se përveç Umtiti, Braithwaite e Dest, te Barcelona duan të shesin edhe De Jong e njërin mes Aubameyang e Depay.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency