Spanjë

I mahnitur nga Lewandowski, Pedri: Është 34, por duket si 20 vjeç, punon si i çmendur!

Pedri është më shumë se i habitur me formën e Robert Lewandowskit dhe mënyrën se si punon polaku.

Duke folur pas ndeshjes me Real Sociedad, të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 1-4, 19-vjeçari theksoi se sulmuesi i duket si 20 vjeç.

“Edhe pse është 34 vjeç, duket sikur është 20, Është çmenduri sa gola shënon dhe mbi të gjitha, si punon për ekipin, ai na ndihmon shumë”-tha mesfushori.

Lewandowski gjithashtu ndau mendimet e tij pas ndeshjes, duke theksuar se skuadra e re e Xavi-t mund të përmirësohet vetëm me përparimin e sezonit.

“Është vetëm një çështje kohe derisa të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe mendoj se po arrijmë atje. Është një ekip i mrekullueshëm me lojtarë të rinj dhe të tjerë që kanë më shumë përvojë dhe ne përpiqemi të japim këshilla”-tha polaku.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency