Spanjë

I mbaron kontrata me Atleticon në verë, pesë klube në garë për Luis Suarez

Kontrata e Luis Suarez me Atletico Madrid do të përfundojë këtë verë, por sulmuesi dëshiron të vazhdojë të luajë në elitat e futbollit edhe në sezonin 2022-2023, në mënyrë që të marrë pjesën në Kupën e Botës Katar 2022 me përfaqësuesen e Uruguait, e cila do të përballet me Portugalinë, Ghanën dhe Korenë e Jugut.

35-vjeçari është duke parë ndërkohë për një destinacion të ri, duke qenë se shumë klube janë në garë për të.

Kryesues të garës për të nënshkruar me Suarez, kur kontrata e tij aktuale të përfundojë në verë në fund të këtij edicioni, janë pesë klube.

Në garë për uruguajanin janë Interi, Sevilla, Aston Villa, Inter Miami dhe klubi, pjesë e të cilit Suarez është aktualisht Atletico Madrid.

Ndonëse me shumë mundësi sulmuesi do të largohet nga Atletico, pasi ka humbur rolin e titullarit në formacionin e Diego Simones, klubi dëshiron të rinovojë kontratën me 35-vjeçarin për vetë impaktin që emri i tij ka në skuadër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency