I mbaron kontrata në verë, Danny Welbeck ikën në janar nga Arsenali?
Pas Aaron Ramsey, Arsenali rrezikon të humbasë me parametër zero edhe Danny Welbeck. Sulmuesi anglez nuk ka marrë asnjë sinjal nga drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në fund të sezonit aktual. Deri tani në 13 ndeshje të luajtura, më shumë si alternativë, 27-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe për të në janar është gati një ofertë e Crystale Palace, që është gati të ofrojë 10 milionë paundë për sulmuesin e Arsenalit. “Topçinjtë” janë të detyruar të marrin në konsideratë ofertën, në verën e ardhshme Welbeck mund të largohet si lojtar i lirë dhe klubi nuk do të përfitonte asgjë.



