Spanjë

I ndalohet të luajë minutat e plota te Atletico Madrid, e ardhmja e Griezman drejt Premier League

Antoine Griezman, e nisi për herë të parë titullar  këtë sezon për Atletico Madrid. Francezi luajti të gjithë ndeshjen në derbin e madridit, megjithatë çështja Griezman ende nuk është zgjedhur, pasi nuk ka një akord midis Atletico Madrid dhe Barcelonës.

Situata është shqetësuese edhe për kombëtaren e Francës, pasi në rast se 31-vjeçari nuk do të marrë minutat e duhura në dispozicion, atëherë nuk do të jetë në formë për botërorin. Në marrëveshjen që është bërë midis dy klubeve spanjolle, ekziston një klauzolë, që thotë se në rast se Griezman luan më shumë se 50 % të minutave, atëherë Atetico do të detyrohej të paguaj 40 milion euro për kartonin.

Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të shpenzojnë një shumë të tillë për 31-vjeçarin dhe tani e ardhmja e tij lidhet me Man United.

Në rast se Cristiano Ronaldo do të largohet nga ekipi, zëvendësuesi i pesë herë topit të artë te “djajtë e kuq” mund të jetë pikërisht francezi Griezman.

Drejtuesi e Man United dëshiron ta transferonin gjatë merkatos verore, por sulmuesi nuk e pranoi diçka të tillë, pasi dëshira e tij është të qëndrojë te Atletico.

Por në qoftë se Cristiano Ronaldo do të largohet në janar nga Man United, atëherë destinacioni i mundshëm për Griezman do të jetë Premier League, për ti dhënë fund njëherë e mirë problemit të klauzolës që nuk e lejon lojtarit të luaj shumë minuta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency