I pakënaqur te Barcelona, Cillesen drejt Newcastle
Pas një viti e gjysmë si portier i dytë te Barcelona, për Jasper Cillesen ka ardhur momenti i largimit për të qenë protagonist në fushë në një ekip tjetër. I lënë në hije nga Ter Stegen, gardiani holandez ka oferta nga Premier League ku Benitez është gati t’i besojë portën 28-vjeçarit. I blerë për 13 mln euro në gushtin e 2016, Cillesen mund të largohet te Newcastle për një ofertë 15 mln euro ndërsa Valverde nuk do të bëjë rezistencë duke i plotësuar dëshirën portierit holandez.



