I pabesueshmi Haaland, ndihmon gjyqtarin e niset si rrufe drejt portës (video)
Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, po na i bën gjërat të duken të thjeshta. Aq sa gjatë ndeshjes së fundit kundër Kopenhagës në Champions, gjeti kohë edhe për të ndihmuar gjyqtarin kryesor.
Gjigantit norvegjez iu deshën vetëm shtatë minuta për të shënuar golin që zhbllokoi takimin. Pasi kontrolloi topin brenda zonës, finalizoi me këmbën e tij të dobët, të djathtën, me portierin mik Kamil Grabara që nuk mund të bënte asgjë.
Ndërsa City po ushtronte presion për një gol të dytë, tifozët me sy shqiponje vunë re një moment kur Haaland i erdhi në ndihmë gjyqtarit Donatas Rumsas dhe më pas vrapoi furishëm drejt zonës në kërkim të golin të dytë personali (në fakt, nuk vonoi shumë).
Gjatë një sulmi të City-t, zyrtari lituanez, Rumsas, humbi shkumën që përdoret në rastet e goditjeve standarde. Teksa një lojtar i Kopenhagës e goditi me këmbë, Haaland e mori, vrapoi drejt arbitrit për t’ia dorëzuar dhe u nis me rrëmbyeshëm drejt zonës kundërshtare. Vetëm pak minuta më vonë, realizoi golin e dytë (e gjitha ndeshja u mbyll 5-0). Nëse Guardiola do ta linte në fushë edhe gjatë pjesës së dytë, me siguri sot të të flisnim për tre apo më shumë gola të 22-vjeçarit.
Haaland ka shënuar 19 gola në total në vetëm 12 ndeshje që kur iu bashkua City-t nga Borussia Dortmund.



