I padëshiruar te Juventus, mesfushori arrin akordin me klubin e ri
Aaron Ramsey e mbylli aventurën me Juventus teksa ishte një nga të padëshiruarit e trajnerit Massimilliano Allegri për mesfushën. Uellsiani që gjysmën e sezonit të kaluar e kaloi në huazim tek Rangers, tashmë përgatitet të nisë një eksperiencë në Ligue 1 duke qenë se parimisht ka arritur akordin me klubin e Nice.
Mesfushori që në të kaluarën është aktivizuar edhe me Arsenal, kërkon me patjetër të firmosë me një klub që i garanton minuta në këmbë duke qenë se është i palëkundur në objektivin për të qenë pjesë e Kupës së Botës në Katar me Uellsin.
31-vjeçari është një element i rëndësishëm për kombëtaren dhe i duhet të jetë më në formë se kurrë për eventin e rëndësishëm. Në vijim pritet që tratativa me Nice të konkretizohet dhe francezët të nënshkruajnë me Ramsey me parametër zero.



