I përfundon pezullimi, Onana rikthehet te Ajax!
Afrohet rikthimi në fushë për Andre Onanan. Portieri nga Kameruni është pezulluar për doping, pas një incidenti të tij që piu gabimisht disa ilaçe dhe deri më 4 nëntor nuk do të luajë asnjë ndeshje. Gjithsesi, Gjjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur sot se portieri i Ajaxit mund të rikthehet në stërvitje me skuadrën dy muaj para se të përfundojë skualifikimi. Të shtunën, pas muajve të gjatë mungese, Onana do të përqafojë sërish lojtarët e Ajaxit dhe të rigjejë formën per 2 muaj deri në përfundimin e pezullimit.



