Futboll

I pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së/ De Biasi shfaq mbështetjen për Dukën (video)

Ish-trajneri i kombëtares sonë, që kualifikoi “kuqezinjtë’ për herë të parë në një europian, më specifikisht në Euro 2016, Gianni de Biasi ka shfaqur përkrahjen e tij për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën.

Ndërsa është duke u zhvilluar Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së, ku të pranishëm janë përfaqësues të FIFA-s, kreu i Federatë Italiane të Futbollit, njëkohësisht zv.President i UEFA-s,  Gabriele Gravina dhe përfaqësues të federatave të rajonit, është parë edhe prania e De Biasit.

Ai është një nga trajnerët që ka dhënë shumë për futbollin shqiptar dhe me praninë në këtë Asamble shfaqi mbështetjen e tij për Dukën, përpara zgjedhjeve për FSHF-në.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency