I preferuari i Contes/ Tottenham merkato tek Atletico, një interist alternativa
Antonio Conte ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe drejtuesit e Tottenham po punojnë për t’i plotësuar dëshirën trajnerit italian. Një nga të preferuarit e 52-vjeçarit është Mario Hermoso.
26-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid prej verës së vitit 2019, periudhë kur “Colchoneros” e siguruan për shumën e 25 milionë eurove nga Espanyoli, teksa kontrata me kampionët e Spanjës i përfundon në vitin 2024.

Daily Mail raporton se drejtuesit e klubit londinez po ndjekin me interes pistën Hermoso, dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare Atleticos. Hermoso luan në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për lojtarin nga Madridi, Tottenham do të nisë ofensivën për njërin midis Alessandro Bastonit të Interit dhe Josko Gvardiol, 20-vjeçarin kroat të Leipzigut.




