“I ruan si sytë e ballit”, Kroos dëmton atletet që i përdor prej vitit 2013
Toni Kroos është një nga lojtarët më të dalluar te Real Madrid teksa gjermani ia ka dalë të fitojë pesë herë Champions League me fanellën e Los Blancos. Së bashku me mesfushorin në këtë rrugëtim kanë qenë edhe atletet e tij fatsjellëse Adidas të cilat i përdor prej sezonit 2013-2014.
Kroos kujdeset maksimalisht për këpucët e tij teksa ndjehet komod gjatë lojës teksa vetë lojtari e ka pranuar se atletet i ka më të rëndësishme se çdo futbollist tjetër.

Por, fundjavën e kaluar në ndeshjen finale të Champions League, modeli Adidas u dëmtuan rëndë teksa nëpërmjet fotove ilustruese kuptohet qartësisht se vështirë se Kroos mund t’i përdorë sërish.
Vlen të theksohet se para finales së Parisit, Kroos i ofruan një palë atlete të reja, mirëpo gjermani i qëndrojë besnik këpucëve të vjetra të cilat në fund të 90-minutave ndaj Liverpool nuk mund të rezistonin më.



