Futboll

I shënoi tregolësh Granadës/ Nga varfëria, te lavdia! Kush është Arnaut Danjuma?

Arnaut Danjuma është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të La Ligas, pas fitores me rezultatin 1-4 në transfertë të Villarreal ndaj Granadës, takim në të cilin lojtari holandez realizoi një tregolësh. Deri më tani ai ka shënuar plot 8 gola në 15 ndeshje ku ka luajtur në La Liga, ndërsa ka dhënë 2 asiste.

Por kush është Arnaut Danjuma?

Historia e Danjumas është ajo e një djali të lindur në Lagos të Nigerisë, i cili u shpërngul me dy vëllezërit dhe nënën e tij në Holandë në moshë shumë të re, pasi prindërit i kishte të ndarë. Pra, fëmijëria e tij është ajo e një djali që detyrohet të flejë në makinë në netët e ftohta të Holandës ose duke u strehuar në shtëpinë e një shoku,ndërsa nëna e tij ndodhej në punë.

Futbolli ishte mënyra e shpëtimit, ai kaloi në grupin e të rinjve të FC Oss, një akademi në qytetin ku jeton babai i tij dhe në vitin 2008, gjykata për të mitur vendosi që Danjuma të jetonte më të atin.

Këtu filloi dhe historia e tij me futbollin. Ai kaloi në ekipin e të rinjve të PSV Eindhoven, por pikërisht aty i erdhi tronditja e parë. Aventura te PSV-ja nuk shkoi siç dëshironte dhe më pas në vitin 2016-të ai kaloi te NEC Nijmegen.

Fillimi i karrierës së Danjuma

13 gola dhe 17 asistime në sezonin e parë, më pas shkon te Club Bruges ku shfaqet edhe në Europë, për të kaluar më pas në Angli, në Bournemouth. Megjithatë kalimi në La Liga do të ishte momenti më i mirë për të. Danjuma u pa si lojtari perfekt për sulmin e ekipit të Villarreal dhe këtë e ka vërtetuar më së miri dhe në ndeshjen kundër Granadës, takim në të cilin i vendosi vulën me një tregolësh.

Pengesa e transferimit në Itali

Më në fund, një kuriozitet sepse para Villarrealit, Danjuma ndiqej edhe nga Fiorentina dhe Torino, të cilët më pas afruan të tjerë emra. Kjo për shkak se dy sezone më parë, kur ishte ende në Bournemouth, i propozuan edhe Milanit, lojtari nuk kaloi disa momente shumë të mira, gjë që i bëri klubet italiane të tërhiqeshin. Megjithatë tashmë 31-vjeçari e ka vërtetuar se është një emër që vlen shumë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency