I shtati sezon radhazi, Lewandowski vendos një tjetër rekord me Bayernin
Bayern Munchen nuk u përmbajt aspak përballë Salzburg, ekip të cilin e mposhti 7-1 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 8-2.
Robert Lewandowski realizoi tre gola për 11 minuta, nga të cilët dy me penallti. Bomberi polak ka vendosur një tjetër rekord, duke regjistruar të shtatin sezon radhazi që arrin kuotën e 40 golave sezonalë me bavarezët.
33-vjeçari numëron 42 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri në këtë fazë të sezonit: 28 në Bundesliga, 12 në kampionat dhe 2 në Superkupën e Gjermanisë.
Shifra të jashtëzakonshme për fituesin e “FIFA Best 2021”. Te Bayerni shpresojnë që kjo formë e mirë e Lewandowskit të vazhdojë, teksa sulmuesi ka shumë takime në dispozicion për të përmirësuar statistika e tij personale.
Rekordi absolut i yllit të Bayernit i përket sezonit 2019-2020, gjatë së cilit ai shënoi 55 gola në 47 ndeshje të zhvilluara me rekordmenët e futbollit gjerman.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



