Merkato

I skadon kontrata në verë, Willian i lëkundur për të ardhmen

Situata e Willian te Chelsea ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane, të cilat janë gati të bëjnë maksimumin për të arritur te kartoni i brazilianit, kontrata e të cilit me “blutë” e Londrës skadon pikërisht në fund të sezonit. Përfitimi i lojtarit me parametër zero ka vënë në lëvizje Juventusin, Bayernin, Tottenhamin dhe Arsenalin, që gjatë merkatos së verës do të konkurrojnë për shërbimet e sulmuesit.

Javët në vijim priten të jenë shumë intensive sa i takon të ardhmes së Willian, familja e të cilit, sipas medieve angleze, kërkon të qëndrojë në Londër, duke mos përjashtuar kështu as mundësinë e rinovimit. Gjithsesi, deri në fund të sezonit e ardhmja e 31-vjeçarit do të vazhdojë të jetë në pikëpyetje.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency