Angli

I theu telefonin/ “Njeriu më arrogant”, mamaja e djaloshit të sëmurë: Ronaldon e dërgoj në gjyq!

Një episod i shëmtuar në Premier Leaguen e sezonit të kaluar ndodhi në ndeshjen mes Manchester United dhe Everton me “Djajtë e Kuq” të cilët dolën të mposhtur nga sfida. Cristiano Ronaldo, i cili rrallëherë bën “paqje” me disfatën, i shtyrë nga nervat e momentit i theu telefonin një djaloshi i cili u zgjat nga tribuna për të bërë një foto me idhullin e tij. Në vijim, u mësua se 14-vjeçari vuante nga autizmi duke e bërë edhe më dramatike situatën.

Gjithsesi, portugezi ka provuar t’i kërkojë falje në mënyrën e tij djaloshit dhe mamasë së tij nëpërmjet një telefonate, mirëpo së fundmi, e ëma e vogëlushit ka zbuluar se nëpërmjet atij komunikimi ka mësuar se Ronaldo është një person shumë arrogant dhe se tashmë mendon ta dërgojë në gjyq 37-vjeçarin.

“Ai më mori në telefon dhe më pyeti nëse kisha dëshirë të shkoja për drekë në familjen e tij. Më tha se ai nuk ishte një baba i keq. Ia bëra të qartë se nuk e kisha akuzuar kurrë për një baba të keq. Më tha se kishte kaluar një jetë të vështirë dhe se e kishte humbur babain e tij. Por, sërish ia ktheva se të gjithë kanë pasur një jetë të vështirë dhe se unë gjithashtu kisha kaluar një sëmundje të rëndë si kanceri. Ai vazhdonte të më thërriste Jack, ndërsa emri im është Sarah.

Ai as që e dinte emrin tim, ndërsa djalit i referohej gjithnjë duke thënë vogëlushi dhe jo me emrin e tij, Jacob. Më tha se e dinte që djaloshi kishte probleme, por i thashë se ai vetë ishte me probleme dhe jo djaloshi. Ishte njeriu më arrogant me të cilin kam folur ndonjëherë dhe ndjej sikur ai mendon se mund t’ia hedhi me kaq, por mendoj ta dërgoj çështjen në gjyq”, u shpreh Sarah.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency