Champions League

I verdhë qëllim ndaj Ajaxit, Ramos skualifikohet me 2 ndeshje!

Kartoni i verdhë me qëllim që mori në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Ajaxit në Amsterdam, i ka kushtuar rëndë kapitenit të Realit të Madridit, Sergio Ramos. Komisioni i Disiplinës në UEFA ka shqyrtuar me detaje rastin e mbrojtësit spanjoll dhe ka vendosur ta skualifikojë me dy ndeshje Ramosin i cili në fakt rrezikonte të dënohej me 3 takime. Në këtë mënyrë Ramos jo vetëm që do të humbasë sfidën e kthimit ndaj Ajaxit të Amsterdamit në Bernabeu pasi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë por do të mungojë edhe në takimin e parë çerekfinal në rast se Los Blancos, diçka që ka shumë gjasa të ndodhë pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në transfertë. Një karton i verdhë me qëllim për të qenë i pastër në fazën çerekfinale i ka kushtuar rëndë kapitenit të kampionëve në fuqi të Europës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency