Champions League

I vetmi në historinë e Champions League, Alaba vendos rekord fitoresh

David Alaba është bërë lojtari me më shumë fitore në 100 ndeshjet e para që ka luajtur në Champions League gjatë gjithë karrierës së tij.

Pas triumfit me rezultatin 1-3 ndaj Chelsea-t në përballjen e parë çerekfinale, 29-vjeçari që është pjesë e Real Madrid regjistroi fitoren e 70-të në 100 takimet e para të zhvilluara në Champions.

Kështu, Alaba bëhet i pari futbollist në historinë e këtij kompeticioni që ka arritur një shifër të tillë fitoresh.

Austriaku është një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës madrilene, ndaj dhe “Los Blancos” kanë kontratë deri në verën e 2026-ës me mbrojtësin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency