Serie A

I vlerësuar nga Spalletti, Conte dhe Inzaghi/ Interi tenton “blindimin” e një titullari, detajet e rinovimit

Pasi gjetën akordin e rinovimit me Marcelo Brozovic (2026), drejtuesit e Interit po fokusohen te “blindimi” i një tjetër titullari. Kampionët e Italisë shpenzuan 34 milionë euro për shërbimet e Milan Skriniar në vitin 2017.

Vetëm një vit pozitiv te Sampdoria mjaftoi, dhe mbrojtësi sllovak hodhi hapin e madh duke u transferuar në Milano. 27-vjeçari i ka bindur të gjithë me aftësitë e tij dhe prej vitesh është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit.

Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa zikaltrit kanë gati një propozim deri në 2026 me 4.5 milionë euro në sezon+bonuse, me pagën që do të kalojë shifrën e 5 milionë eurove me kalimin e viteve.

Skriniar, i cili ka bërë shumë mirë me Spallettin, Conten dhe Inzaghin në pankinë, ka oferta të shumta, sidomos nga Premier League, por rinovimi me Interin është objektivi i tij primar.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një rendimet të lartë këtë sezon, teksa ka shënuar 4 gola në 38 ndeshje në të gjithë kompeticionet. Skriniar ka humbur vetëm 4 takime në total, teksa është ndëshkuar në vetëm katër raste me karton të verdhë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency