Premier League

Ibra përcakton objektivin, në fushë ndaj Arsenalit

6 muaj pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi ndaj Anderlecht në Europa League, Zlatan Ibrahimovic përgatit rikthimin e tij në fushë. Bomberi suedez po riaftësohet në mënyrë të admirushme duke u treguar të gjithëve se është një atlet i vërtetë dhe gëzon ende një fizik të jashtëzakonshëm për moshën që ka. Ibra ka fiksuar edhe datën e rikthimit të tij në fushë, pasi po pret me padurim të debutojë me Manchester United në këtë sezon.

Objektivi i Zlatan është që të luajë disa minuta në ndeshjen e 2 Dhjetor mes “ Djajëve të Kuq” dhe Arsenalit që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze rikthimi i Ibrahimovic në fushë përpara Krishtlindjes, nuk është më një utopi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency