Futboll

Ibra sërish protagonist te Los Angeles, skuadra e tij humb thellë në Seatle

Zlatan Ibrahimoviç nuk e ka humbur sensin e protagonizmit, ndonëse tashmë është larg futbollit europian, sepse luan në MLS-në amerikane, me Los Angeles Galaxy.

Sulmuesi suedez ka refuzuar të zbresë në fushë në ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi në Seatle dhe pa Ibrën në fushë, Galaxy u mposht me rezultatin e thellë 5-0.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi për skuadrën e gjigantit suedez, që nuk po gjen fitoren dhe tashmë ka vënë në rrezik serioz pjesëmarrjen një Play Off, në Konferencën e Perëndimit të MLS-së.

Vetë Ibrahimoviç deklaroi se kishte refuzuar të luante ndaj Seatle, pasi nuk dëshironte të rrezikonte në një terren me bar sintetik, që mund t’i sillte një tjetër dëmtim.

“Është një turp që duhet të luajmë në fusha sintetike. E kam provuar të luaj 10 minuta në Portland dhe më është dukur gjëja më e tmerrshme. Më vjen keq që nuk i shërbeva skuadrës”, tha Ibra pas ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency