Ibrahimovic pritet si hero nga tifozët e Los Angeles Galaxy (Video)
Zlatan Ibrahimovic ka zbarkuar në Los Angeles, ku është pritur me entuziazëm nga qindra tifozë të Galaxy. Gjiganti suedez, para se të shoqërohej nga agjentët privatë, u ndal të përshëndeste turmën, që i kërkoi të firmoste asutografe dhe bënin foto.
Pas disa minutash Ibra iu drejtua hotelit ku do të qëndrojë për disa kohë i akomoduar, para se të nisë stërvitjen me ekipin e ri dhe të prezantohet para gazetarëve.



